Fjalë Kyçe

Kryeprokurori i Prishtinës tregon se cili porokuror po udhëheq hetimet për rastin e Liridonaj Ademaj

Kryeprokurori i Prishtinës tregon se cili porokuror po udhëheq hetimet për rastin e Liridonaj Ademaj

Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai theksoi se hetimet kanë marrë drejtimin e duhur, por ka shtuar se ato se mund të zgjasin deri në dy vjet.

Munishi theksoi në Euronews Albania se rasti po trajtohet nga një prokurore serbe, pasi prokurorja e mëparshme e ka dorëzuar vetë rastin.

“Hetimet kanë marrë drejtimin e duhur dhe puna që është bërë deri tani është e suksesshme. Nuk mund të them saktësisht se sa kohë do të marrë specifikisht kjo ngjarje, por për hetime dhe dosje të tilla mund të duhen deri në dy vite kohë as sa dhe është e parashikuar ligjërisht. Hetimet kanë arritur në një pikë të caktuar, por nuk kam një datë të saktë për përfundimin e tyre dhe nuk mund të ndaj detaje se çfarë kemi zbuluar deri tani për shkak të sekretit hetimor. Mund të garantoj që po hetohen të gjitha pistat që mund të çojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit”.

“Nuk mund të them nëse do të ketë persona të tjerë që do të shoqërohen apo arrestohen për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Sa i përket prokurores së çështjes, është e vërtetë që ajo është serbe dhe po e heton e vetme rastin. Nëse do të ketë nevojë për shtimin e ekipit, sigurisht që kjo do të ndodhë”.

“Prokuroria e mëparshme e ka dorëzuar vet çështjen, pasi ngjarja ndodhi kur ishte ajo në turn, ajo ka bërë hetimet paraprake dhe aty ka përfunduar puna e sa. Më pas bazuar në procedurat ligjore, shqyrtohen numra rendor të planifikuar më herët dhe kësaj radhe rasti i takonte prokurores aktuale. Në përfundim të të gjithë procesit hetimor do të ketë dhe një njoftim nga Prokuroria e Prishtinës për vrasjen e Liridona Ademajt”-tha ai.