Fjalë Kyçe

Haxhiu: S’presim reflektim nga Serbia që t’i dorëzojë terroristët nëse s’ka presion ndërkombëtar

Haxhiu: S’presim reflektim nga Serbia që t’i dorëzojë terroristët nëse s’ka presion ndërkombëtar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk pret që shteti i Serbisë t’i dërzojë terroristët serb në Kosovë.
Sipas Haxhiut kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ka presion ndërkombëtar.

“Serbia nuk bashkëpunon me Republikën e Kosovës, pra nuk i dorëzon as kriminelët e luftës, prandaj ne kemi qenë të detyruar që ta përfshijmë gjykimin në mungesë për krime të luftës që së fundi ka nisur që të zbatohet si i tillë, por as ata të cilët në kohë të paqes kryejnë sulme terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.Nuk presim reflektim nga Serbia, sidomos nëse nuk ka presion ndërkombëtar, apo trysni ndërkombëtare që Serbia t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës’’, tha Haxhiu në një konferencë për media.

Më tutje Haxhiu tha se edhe zgjedhjet e fundit në Serbi, që ishin dje, tregojnë se është një shtet autokratik që nuk kemi shpresa për sa kohë janë të tillë do të mund të reflektojnë.

Ministrja e Drejtësisë tha se Serbinë është bërë strehë e kriminelëve dhe e terroristëve.