Fjalë Kyçe

Ligji për Fondin Sovran përfundon në Kushtetuese

Ligji për Fondin Sovran përfundon në Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Dorëzimin e bënë deputeti Besian Mustafa dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, që thanë se presin vendim në kohë reale.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar ashpër “Fondin Sovran” ditën kur Ligji për themelimin e tij ka kaluar në Kuvend.

Nënkryetarja e LDK dhe ish-ministrja e Financave, Hykmbete Bajrami, ka deklaruar se Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës së Qeverisë Kurti.

Javën e kaluar edhe PDK-ja ka paralajmëruar se se Ligjin për Fondin Sovran do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Abelars Tahiri nga kjo parti tha se me këtë ligj mëtohet të krijohet një megastrukturë burokratike që dëmton buxhetin e shtetit, krijon pasiguri juridike dhe cenon vlerat kushtetuese të sundimit të ligjit.

Kuvendi i Kosovës javën e kaluar me shumicë votash ka miratuar Ligjin për Fondin Sovran i cili parasheh që t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.