Trajneri i Fulham, Marco Silva i ka dalë në mbrojtje Bernd Lenos pas një sherri me një djaloshin që mbledh topa gjatë humbjes 3-0 të Cottagers në Bournemouth.
Ish-portieri i Arsenalit u përfshi në një përplasje të çuditshme me një djalosh të ri gjatë pjesës së dytë në stadiumin Vitality, me skuadrën e tij duke humbur 2-0. Gjermani nxitoi të merrte topin për të nisur sërish lojën, por ishte i pakënaqur me shpejtësinë me të cilën djali i ri po ia kthente topin.
Leno e kapi atë nga krahët dhe e shtyu, duke e zemëruar turmën vendase. Leno, tashmë kishte karton të verdhë për përpjekjen për të vonuar Dominic Solanke nga gjuajtja e penalltisë, por shpëtoi pa u përjashtuar. Gjyqtari Tim Robinson bëri me shenjë që loja të vazhdonte dhe një sigurim foli me lojtarin për të parë nëse ai ishte në rregull.
Leno iu afrua djaloshit pas ndeshjes dhe u pa duke i kërkuar falje dhe duke e përqafuar.
Duke folur për incidentin pas ndeshjes, trajneri i Fulhamit, Silva, këmbënguli se ndërsa Leno “preku” djalin, nuk mjaftonte ta quanin atë “shtyrje”.
Ai gjithashtu sugjeroi që djemtë që mbledhin topat ishin udhëzuar të vononin lojën në mënyrë që Bournemouth të mund të ruante epërsinë prej dy golash.
“Kam folur me Berndin për këtë. Është e qartë se ai foli me djalin pas momentit. Ai është një profesionist, ai donte të luante shpejt, por djaloshi nuk e dorëzonte topin”, deklaroi ai.
“Nuk e di kush u jep udhëzimet për ta mbajtur atë. Ai e preku djaloshin, nuk e shtyu – janë gjëra të ndryshme. Unë nuk jam anglez, por e di ndryshimin. Ai e preku atë. Zyrtari i katërt e kishte të qartë se djemtë që mbledhin topat po vononin lojën. Ne donim të luanim shpejt”, ka shtuar më tej Silva.