Motrat e famshme, Inis dhe Ingrid Gjoni kanë humbur motrën e tyre të madhe, Ildën.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur publikisht Beni Kasemi, një figurë e njohur për publikun shqiptar, i cili e ndau dhimbjen e tij në rrjetin social Instagram, ku ai publikoi një “Story” të ndjerë me fjalët “Pusho në paqe o shpirt i bukur!”
Ata, si duket, kanë zgjedhur të përjetojnë këtë moment të vështirë në intimitetin dhe qetësinë e familjes.
Ndërsa shkaqet e ndarjes nga jeta të Ildës mbeten të pazbuluara, dhimbja e saj është tërësisht e prekshme në fjalët e Xhani Demikës, një miku të familjes, i cili përmes një postimi në rrjetin social tregoi thellësinë e lidhjes së tyre dhe ndikimin që Ilda kishte në jetën e tij. Ai shkroi: “Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur zoti i donte pranë vetes. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda”.
Demika ndjeu një mungesë të thellë, një dhimbje që fjalët nuk mund ta përshkruajnë, por ndjeu nevojën të ndajë këto emocione me botën në shenjë nderimi dhe respekti për një grua që ishte “shembull si një mami dhe teze perfekte”.