Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.
“Gazeta Express” do të ju sjellë statistika, përqindje e numra nga stinori vjeshtor i ligës elitare.
Derisa Ballkani ishte ekipi që kishte shënuar më së shumti fitore – 12 sosh, Fushë Kosova e sheh veten në pozitë diametralisht të kundërt, shkruan “Gazeta Express”.
“Pampurat” janë skuadra me më së shumti humbje të pësuara në pjesën e parë të sezonit – plot 12, që i bie 66.6 për qind të ndeshjeve humbje.
Prapa të rikthyerës në Superligë gjenden Liria, e cila i ka 11 humbje nga 18 ndeshje dhe Gjilani, që i ka 10 humbje.
Të shohim se si do të paraqitet Fushë Kosova në pranverë, të cilës i duhen sa më shumë fitore e sa më pak humbje, nëse dëshiron ta sigurojë mbijetesën.