Një grua ka vdekur në një hotel në Prishtinë. E njëjta dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i hotelit, dhe ishte e shoqëruar nga një burrë.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësja Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se viktima është e moshës 34 vjeçare.
Ahmeti tha se rasti është iniciuar në stacionin policor në Graqanicë, kurse trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, është shprehur Ahmeti.