Fjalë Kyçe

Cilët deputetë munguan më së shumti gjatë vitit 2023 në seanca

Cilët deputetë  munguan më së shumti gjatë vitit 2023 në seanca

Kush janë deputetët që munguan më së shumti gjatë vitit 2023 në seanca

Gjatë ditës së sotme Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës.
Në bazë të këtij raporti deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shënuar 1585 mungesa gjithsej, apo rreth 23 për qind në secilën seancë.

Ndër deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë këtij viti prin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Lumir Abdixhiku me 44 mungesa. Pas tij me më së shumti mungesa është ranguar kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR),
Behxhet Pacoli dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
Memli Krasniqi.

Ndërsa, lista e mungesave vazhdon me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative. Mungesat e deputetëve: 1585 mungesa të deputetëve, në secilën seancë 23.5% të deputetëve kanë mungu. Deputetët që kanë mungu më shumë: Lumir Abdixhiku 44 mungesa nga 56 seanca. Begjet Pacolli, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati dhe Saranda Bogujevci”, thuhet në raportin e KDI-së. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Po ashtu është bërë e ditur se Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. Vetëm 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative.