Fjalë Kyçe

Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit

Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit

Pasi PDK-ja e ka dërguar ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese ka raguar zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani.

Ai ka akuzuar deputeti e PDK-së, Ferat Shalën se ky i fundit ka punësuar disa familjar në sektorin publik.

Zogiani tha se sipas Shalës ligji për Fondin Sovran krijon monopol.

Zogiani ka publikuar një foto ku tregon që sipas tij monopoli është ku një pjesë e familjës së Shalës është punësuar në sektorin publik.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar ashpër sot pas kësaj deklarate se familjarët e tij janë punësuar në disa pozita në organe shtetërore.

Shala e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se është tërësisht e pavërtetë.

Ai ka akuzuar kabinetin e Kurtit duke thënë se “shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kryeministrit Kurti”.

“Në mungesë të argumenteve profesionale, të zënë mes skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, po vazhdojnë me të vetmin mjet që ata dijnë dhe kanë; shpifjet dhe propagandën. Kësaj radhe në drejtim timin, duke mos kursyer as familjen time. Shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kryeministrit Kurti. Një foto e shpërndarë me emrin tim, duke aluduar në pjesëtarë të familjes sime dhe pozitat e tyre nëpër organe shtetërore, është tërësisht e pavërtetë, deri në absurditet”, ka shkruar Shala.

https://scontent.fprn3-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/414455865_751676183645772_7194835561304832824_n.jpg?_nc_cat=104&ccb=1-7&_nc_sid=dd5e9f&_nc_ohc=5d3BO0w7VdIAX-mr_4H&_nc_ht=scontent.fprn3-1.fna&oh=00_AfAhfnOrBipDL1Ab52cmBNXbMWJDCbNCvFvIgv7kC1TbJQ&oe=6592382F