Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, feston sot ditëlindjen.
Ai mbush 73 vite jetë, shkruan lajmi.net.
Ditëlindjen nga largësia, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar vajza e tij, Gresa.
“Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde”, shkruan ajo.
Ajo uron që Krasniqi të kthehet në shtëpi, i lirë.
Postimi i plotë:
Babi
Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.
Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.
Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.
Urime ditëlindjen Babi!
Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja.