Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Mutivodë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti, se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i Trafikut.
“Rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.