Fjalë Kyçe

“Nuk ka treguar performancën e pritur” – Shkarkohet detyra drejtori i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa

“Nuk ka treguar performancën e pritur” – Shkarkohet detyra drejtori i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafa është liruar nga detyra mëngjesin e sotëm.
Në vendim thuhet se Xhafa nuk ka patur performancë të mirë dhe si pasojë ka ngecur edhe ndërmarrja.

“Vendimi është bërë pasi i njëjti nuk ka treguar performancën e pritur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin të cilin e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij. I përmenduri kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme të punës-Inxhinier i Hidroteknikës dhe rangohet me pagë 780.00 Euro”, thuhet në vendim.