Fjalë Kyçe

I vihen prangat një burri në Prishtinë, u prezantua rrejshëm si polic dhe kontrolloi një veturë

I vihen prangat një burri në Prishtinë, u prezantua rrejshëm si polic dhe kontrolloi një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Mramor të Prishtinës, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e diel.

“Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.