Fjalë Kyçe

“Mashtrimi në detyrë”, “Shmangia nga tatimi”, Prokuroria dhe Policia me aksion qysh në mëngjes, zyrtarë e qytetarë të përfshirë

“Mashtrimi në detyrë”, “Shmangia nga tatimi”, Prokuroria dhe Policia me aksion qysh në mëngjes, zyrtarë e qytetarë të përfshirë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës po zhvillojnë aksion në disa lokacione të Kosovës, mbi dyshimin për veprat penale si “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

E njëjta bëri të ditur se aksioni ka filluar qysh nga mëngjesi dhe përfshinë zyrtarë e qytetarë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”, ka deklaruar Ulaj për Reporteri.net.