Fjalë Kyçe

Lajçak falënderon Francën për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak falënderon Francën për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vizitën e parë në vitin 2024 e ka realizuar në Paris ky është takuar me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone dhe këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonne.

Lajçak, përmes një postimi në platformën sociale “X”, ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen franceze për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Élysée për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun e lehtësuar nga dhe punën time”, ka shkruar Lajçak.