Fjalë Kyçe

Kryeministri i Irlandës pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Irlandës pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu` në Prishtinë, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

Varadka, i cili mbrëmë ka arritur në Kosovë së bashku me një delegacion shoqërues irlandez, sot vazhdon takimet.

Pas takimit me Kurtin, në orën 10.30 do të mbahet konferenca e përbashkët e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit të Irlandës, Varadkar.

Ndërkaq në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.