Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në orët e vona në Fushë Kosovë.
Atje një burrë, shtetas i Italisë e ka sulmuar me thikë gruan e tij, shtetase e Gjermanisë.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull italian shtetas i Italisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.