Fjalë Kyçe

Shpallet situatë epidemiologjike me gripin sezonal në Kosovë

Shpallet situatë epidemiologjike me gripin sezonal në Kosovë

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë rritur rastet e gripit sezonal krahasuar me një javë më parë.

Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.

“Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalim:Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;

Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;

Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;

Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm;

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:

Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;