Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga kjo e premte të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Sveçla vlerëson se me blerjen e këtyre armëve do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.
“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Mes tjerash, Sveçla ka falënderuar Kroacinë për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për blerjen e ktyre armëve.