Policia e Kosovës ka njoftuar se 14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në në fshatin Kçiç të Mitrovicës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.
”Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”, thuhet në njoftimin e Policisë.