Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka realizuar një operacion antidrogë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujor.
Siç ka bërë të ditur Policia, fillimisht ishte ndaluar në rrugën “Ernest Koliqi” një veturë BMW të cilën e drejtonte i dyshuari Y.A. (1997) dhe gjatë kontrollit i janë gjetur 1100 euro dhe tre telefona celularë.
Më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Y.A. janë hasur në oborr tre persona U.G. (1999), F.Sh (1999) dhe F.H. (1998).
“Me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqinjit një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gramë. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arritur që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para”, ka njoftuar Policia.
Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur: 10 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gramëm një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gramë, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gramë, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gramë, katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gramë, një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gramë, dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla, para të gatshme (56.90) euro, pesëmbëdhjetë copë fishekë, nëntë telefona celularë, dy këllëfë të revoles, një kuti e armës me mbushës dhe një karikator
Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr)m një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.), një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2 gramë, një granatë dore.
Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale. Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës”, thuhet nga Policia.