Sot në media u raportua se për çdo ditë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë nisen rreth 400 autobusë për në Evropë.
Derisa thuhej se këto statistika janë dhënë nga vet zyrtarja e Stacionit të Autobusëve, Shqipe Dervishi.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku në faqen e tyre zyrtare thuhet se “Stacioni i autobusëve demanton lajmin e publikuar që 380-400 nisje ndërkombëtare ditore janë realizuar nga SAP”.
Sipas tyre, ky numër i nisjeve ditore përfshin nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare
“Stacioni i autobusëve demanton lajmin e publikuar që 380-400 nisje nderkombëtare ditore jane realizuar nga SAP, ky numër i nisjeve ditore përfshin nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare. Faleminderit në mirëkuptim”, thuhet në reagim.