Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në panelin e Forumit të Davosit, në fjalën e tij hyrëse, ai ka folur për sukseset e Kosovës.
Përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se të gjithë ndanë entuziazmin për të arriturat e Kosovës, derisa pjesëmarrës i panelit ishte edhe kryediplomati britanik, David Cameron.
“I nderuar të mbaj fjalën hyrëse në Forumin Botëror Ekonomik rreth Kosovës si një histori suksesi në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera. Të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, thuhet në postimin e Kurtit.
Kujtojmë se Kurti ka udhëtuar për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit.