LAJME
Të shtunën ka pasur reshje të borës pothuajse në gjithë territorin e Kosovës.
Një ditë pas, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në pikat kufitare.
Sipas njoftimit të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në pikën kufitare Pejë-Kullë është specifikuar se rruga është e kalueshme vetëm për automjete të vogla.
Gjatë së shtunës Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë pastruar nga ekipet përkatëse.