Avokati Asdren Hoxha, ka komentuar rastin e të riut Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me veturë nga dy persona të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se ky rast nuk do të kualifikohet si vrasje.
Dhe sipas tij edhe nëse juridikisht nuk ndodh, prap se prap dënueshmëria makimale me burg për të miturit është 10 vite.
Për këtë, thotë Hoxha, ligji duhet ndryshohet në mënyrë që që të rritet dënueshmëria.
“Allah na ruaj nga sprovat. Vepra penale ndaj të riut nga Podujeva, cilësohet lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje”.
“Nuk kualifikohet si vrasje! Eventualisht edhe po që se kualifikohet si vrasje gjë që juridikisht nuk ndodh, prap se prap dënueshmëria makimale me burg për të miturit është 10 vite. I mituri i moshës 17-vjeçare në rastin edhe më të keq, lirohet në moshën 25-vjeçare edhe vazhdon jetën normalisht, viktima nuk zgjohet”.
“Ligji duhet të ndryshohet, dënueshmëria duhet të rritet”, shkroi ai.
Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të ashpra nëpër rrjetet sociale.