Fjalë Kyçe

Gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë një person në Istog

Gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë një person në Istog

Policia e Kosovës ka iniciuar rast në Istog, pasi një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë.

Në raportin 24-orëshe thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes të dielën (21 janar) e rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftimin policor.