Fjalë Kyçe

Rritet numri i aplikimeve për pasaporta në Kosovë

Rritet numri i aplikimeve për pasaporta në Kosovë

Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhi më 1 janar të 2024.

Lidhur me këtë numri i kërkesave për tu pajisur me pasaportë u rrit.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrim Civil, që nga data 3 janar, për pasaporta kanë aplikuar më shumë se 39 mijë qytetarë.

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, pajisja me pasaporta po merr kohë më shumë se një muaj, shkruan lajmi.net.

Njëkohësisht edhe zyrtarët nga aeroporti “Adem Jashari” kanë njoftuar se, në datat 1-15 Janar kanë udhëtuar rreth 29 mijë qytetar më shumë, se në dy javët e para të vitit të kaluar.

Lidhur me ketë rast është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ku ka thënë se, që nga fillimi i këtij viti, nga të gjitha pikat kufitare, kanë dale 2408 autobusë, ndërsa kanë hyrë 3687 autobusë.