Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu në Podujevë.
Lulzim Fejzullahu, një i ri 18-vjeçar nga Podujeva, ishte viktimë e një akti të dhunshëm që dyshohet se i ka marrë jetën.
Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë
Incidenti i rëndë ka ndodhur ku Fejzullahu fillimisht u përplas nga një automjet dhe më pas u sulmua fizikisht nga dy persona të tij bashkëmoshatarë, duke pësuar plagë të rënda si rezultat i goditjeve me një objekt të fortë.
Pamjet e incidentit, të cilat u ndanë gjerësisht në mediat sociale dhe në kanale të lajmeve, kanë shokuar publikun dhe kanë ngjallur indinjatë të madhe.
Si pasojë e kësaj tragjedie, dy të rinj janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në masën e paraburgimit, ndërsa hetime të mëtejshme janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.