Fjalë Kyçe

Aktualiteti politik dhe siguria në Kosovë, temë diskutimi mes Gërvallës dhe Notarit në Monako

Aktualiteti politik dhe siguria në Kosovë, temë diskutimi mes Gërvallës dhe Notarit në Monako

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar sot Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Monakos, Fabrice Notari, shkruan Reporteri.net.

Në kumtesën për media thuhet se bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat qendrore të takimit të Gërvallës me kryetarin Notari.

“Gjatë takimit biseda u fokusua në aktualitetin politik dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në​ Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të anëtarit të përhershëm në Organizatën e Frankofonise dhe tema të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gërvalla, thuhet tutje, shprehu falënderimin e saj ndaj Principatës së Monakos për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e telekomunikimit si dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.