Fjalë Kyçe

Humolli: Ka qenë reale largimi i 10 deputetëve nga LVV-ja

Humolli: Ka qenë reale largimi i 10 deputetëve nga LVV-ja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se largimi i 10 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë reale, po të mos ndodhte problemi në veri të Kosovës.

“Ka qenë reale për arsye se po dua veç me e tregu një fakt që ne kur kemi diskutuar brenda një grupi të VV-së, ne kemi diskutuar për me e ndërtua një grup prej 10 vetave si opozitë brenda Vetëvendosjes, dmth me ba opozitë për me e shty programin e Vetëvendosjes me u realizu për shkak se e kemi parë që nuk ka opozitë që i bën presion”, tha Humolli në ATV.

Ai tha se grupi i VV-së ka qenë një prej grupeve që nuk ka pasë unitet më së shumti në krahasim me grupet e partive të tjera politike.

“Grupi i Vetëvendosjes ka qenë në fushatë prej grupeve që s’ka qenë unik, që s’ka pasë unitet më së shumti se sa krejt grupet e tjera politike. LDK-ja e ka pasë një unitet brenda strukturës, PDK-ja ka pasë një unitet, AAK ka pasë një unitet, kurse Vetëvendosja në fushatë ka hy si grupacion ose si formacion politik për një pikë të caktuar për me i çun ë opozitë partitë politike, të cilat nuk e kanë kryer misionin qysh ne kemi pretendu që ka pasur mundësi me i kry. Grupi i Vetëvendosjes ka zgjatë shumë për shkak të rrethanave edhe ndërkombëtare edhe të rrethanave problematike çfarë janë brenda Kosovës. Ka vazhdu me unitet për shkak të problemeve më të mëdha se sa do probleme që janë vlerësuar dytësore brenda grupit që nuk ka unitet të të menduarit. Tash në fazën për krijimin e unitetit të vepruarit të grupeve të cilat janë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë problemi i veriut, kanë dalë probleme tjera të cilat e kanë stopuar”, tha Humolli.