Fjalë Kyçe

I vihet zjarri veturës së kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

I vihet zjarri veturës së kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

Një veturë dyshohet se është djegur në orët e para të së dielës në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se vetura është pronë e kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, i cili edhe e ka raportuar rastin.

“Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq). Në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa me udhëzim të prokurorit është iniciuar rasti “Zjarrvënie”.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin po kryen hetime intensive.