Armando Broja është njëri prej futbollistëve më të kërkuar shqiptarë në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të bindë me kualitetet e tij në Chelsea, prandaj “Blues” po planifikojnë ta shesin atë në fund të këtij afati, shkruan “Gazeta Express”.
Megjithatë, “Të Kaltrit” e kanë refuzuar ofertën më të freskët të Wolverhamptonit për përfaqësuesin shqiptar.
Sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano, Wolves e kanë kërkuar Brojën në formë huazimi, por “Blues” s’e kanë ndërmend t’i vazhdojnë negociatat në kushtet aktuale.
Klubi nga “Stamford Bridge” po planifikon ta shesë përfundimisht kartonin e ish-futbollistit të Southamptonit.
Brojën e pëlqejnë edhe në Itali, por do të jetë e vështirë të realizohet transferimi kur s’ka mbetur shumë kohë deri tek mbyllja e afatit kalimtar të janarit.