Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur pa shenja jete, një femër në shtëpinë e saj.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, në Podujevë, shkruan lajmi.net.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES- Podujevë / 31.01.2024 – 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.