Fjalë Kyçe

Kamioni godet për vdekje këmbësoren në Fushë-Kosovë

Kamioni godet për vdekje këmbësoren në Fushë-Kosovë

Një grua është goditur për vdekje nga një kamion në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë të enjten, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë se vdekja e këmbësores është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor, e autoritetet gjenden në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.