Kryeministri Albin Kurti, përmes një vendimi, ka liruar nga posti sot këshilltarin e tij nga komunitetet jo-shumicë Edison Beqiri.
Në vendim nuk bëhen të ditura arsyet.
Burimet e RTK-së brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Beqiri është liruar nga detyra pasi i njëjti është parë në një fotografi në ndërtesën në Dragash, e cila dikur shërbente si komunë paralele.
Po ashtu, mësohet se ky vendim vjen edhe pasi i njëjti është verifikuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës. /RTK