Temperaturat maksimale ditën e shtunë pritet të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.
Ndërkohë, mëngjesi i së shtunës është shënuar me temperaturën -1 gradë, sipas PrishtinaWeather.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pati njoftuar se dy javët e para të shkurtit do të jenë më të qëndrueshme e temperatura më të larta se mesatarja e zakonshme për këtë kohë.
Ndërsa, dy javët e fundit të shkurtit pritet që temperaturat të ndryshojnë dhe të shënojnë ulje.