Fjalë Kyçe

BE-ja e shqetësuar me veprimet e fundit të Kosovës, thotë se nxisin tensione

BE-ja e shqetësuar me veprimet e fundit të Kosovës, thotë se nxisin tensione

Bashkimi Evropian i është bashkuar kritikave të shprehura edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia. Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE.-së (EEAS) kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

“Bashkimi Evropian nënvizon me shqetësim të thellë operacionet e Policisë speciale në zyrat e institucioneve të udhëhequra nga Serbia në komunat e Dragashit, Pejës, Istogit dhe Klinës si dhe në objektet e organizatës joqeveritare Qendra për paqe e tolerancë në Prishtinë. Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative për kushtet jetësore të përditshme për komunitete e serbëve të Kosovës, dhe do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet bazike sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave alternativave në këtë moment”, thuhet në këtë deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi. “Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj BE-ja kërkon nga Kosova që t’i evitojë veprimet e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.