Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në rrugën Pejë – Prishtinë, në fshatin Krivovë.
Sipas njoftimit, i ndjeri derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e humb kontrollin me ç’rast rrokulliset.
Pas dërgimit në QKUK, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet e marra.