Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se Gjermania pas SHBA-së është njëra nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, dhe kështu do të vazhdoj të jetë edhe në të ardhmen.
Pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Pistorius kërkoi që të shmangen tensionet dhe kërkoi de-esklaim të situatës.
“Kërkesa e ditës është deskalimi. E ardhmja e Ballkanit është në Evropë, dhe kjo parasheh si parakusht dialogun. Askush nuk mund dhe nuk duhet të ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, tha ministri gjerman.
Ai shtoi se KFOR-i mbetet si garantues për stabilitet dhe siguri, do të vazhdoj të mbetet edhe më tej i pranishëm në Kosovë.
“Stabiliteti në Kosovë dhe në rajon është i rëndësishëm për ne”, tha Pistorius.