Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare, që është raportuar në polici në nëntor të vitit 2023, njofton policia
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në apelin e policisë, drejtuar qytetarëve.