Katër burra janë arrestuar pasi që janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur të martën në Prishtinë.
Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “sulm”.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 06.02.2024 – 22:20. Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit thuhet se janë dërguar në mbajtje.