Ish-kryetari i Kukësit, Safet Gjici, është dënuar me tre vjet burgim për shpërdorim të detyrës, ka raportuar TopChannel të mërkurën.
Ai kishte dhënë dorëheqje më 16 qershor të 2023-s pasi ishte filmuar duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij me një grua. Edhe e dyshuara
Atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet, ndërsa me një vjet burgim është dënuar edhe A.K., për prostitucion.
Avokati i Gjicit, Përparim Kulluri, e ka konsideruar të padrejtë vendimin, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet Apelit, me kundërshtimin se klienti i tij është i pafajshëm.