Një burrë është gjetur pa shenja jete afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë të enjten.
Sipas raportit policor, njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën të shtrirë në tokë. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti po hetohet.