Të enjten një burrë në fshatin Hodonoc të Gjilanit ka raportuar në Polici se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin dhe sipas ankuesit dëmi arrin shumën rreth 6000 euro.
Ai po ashtu ka deklaruar se pronën e ka pasur në shfrytëzim një person tjetër dhe se nuk dyshon në askënd për zjarrin.
Rasti po hetohet nga Policia.