Fjalë Kyçe

Ekstradohen tetë persona si dhe janë arrestuar pesë të tjerë me urdhër arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tetë persona si dhe janë arrestuar pesë të tjerë me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, mbështetur edhe nga njësit e ndryshme policore dhe nga institucionet tjera, ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar pesë persona me urdhër arrest ndërkombëtar.

“Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.

Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale ‘Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.

Më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale ‘Grabitje e rëndë’, ‘Krim i kryer në bashkëpunim”, ‘Krim i përsëritur’, ‘Zhvatje’ dhe ‘Krim kundër ambientit’.

Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje’.

Ndërsa, sa i përket ekstradimeve, transferimeve dhe depërtimeve të personave në njoftim thuhet se janë kryer tetë ekstradime e transferime.

“Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.

Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L, qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale ‘Shkaktim i aksidentit me fatalitet’.

Më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve’.

Më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’.

Më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ dhe ’Grabitje’.

Më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona.

Më datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vrasje’.

Më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi me inicialet Th.S., qytetar i Nigerisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen.