Një person është arrestuar të shtunën në Mitrovicë, nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është bërë ekzaminimi psikiatrik.
Rasti ka ndodhur të premten pasdite, ndërsa pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar si “Sulm seksual”.