Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Kjo sipas tyre, do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara” – thuhet në njoftim.
Çdo rast rreziku luten qytetarët që të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44