Vendi ynë është i pasuruar me bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të larmishme, gjë që e bënë të jetë edhe një prej vendeve më të bukura në rajonin e Ballkanit.
Në mesin e shumë bukurive natyrore bënë pjesë edhe Shala e Bajgorës, një fshat malor i vendosur në thellësitë e Bjeshkëve të Nemuna.
Shala e Bajgorës është një destinacion ideal për aventurierët dhe dashamirët e natyrës që kërkojnë qetësi dhe bukuri të pathyeshme.
E së fundmi bukuritë e kësaj pjese i ka shpërndarë edhe në profilin e saj në Facebook, edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Kosova jonë”, ka shkruar ajo, në pamjet e realizuara nga Arban Osmani.