Si pasojë e erërave të forta, sërish janë shkaktuar dëme te komuna e re në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Rreth objektit të kësaj komune janë vendosur shirita izolues për shkak të sigurisë.
Ndërkohë, për gjendjen e kryeqytetit për Tëvë1 ka folur drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.
Ai bëri të ditur se gjatë tërë ditës së sotme është dashur që ekipi emergjent të intervenojë në 12 raste.
Ndërkaq, është paralajmëruar se erërat e forta mund të jenë nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.