Gjykata Themelore në Ferizaj, nuk ua ka vazhduar masat e sigurisë avokatit Besnik Berisha, Ismet Salihut, Jeton Vuniqit, Fidan Zubakut, Refik Cakollit, Adonis Salihut, dhe Nexhat Xhafës.
Kjo u konfimua për “Betimi për Drejtësi” nga zyra për informim e kësaj gjykate, ku thuhet se të dyshuarve masat në fjalë iu kanë skaduar më 7 shkurt 2024.
Emir Sahiti shkëlqen në fitoren e Hajdukut, dhuron tre asistime për bashkëlojtarëtPolonia nënshkroi “Shengenin ushtarak” së bashku me Gjermaninë dhe Holandën…Djali vret nënën në Rrogozhinë, e raportoi si vdekje natyraleÇfarë po ndodh? Statistika të frikshme të numrit të shkurorzimeve në ShqipëriArsenali pa mëshirë ndaj West Ham, shënon gjashtë herë për të mbetur në hap për titulli…
Gjithashtu u bë e ditur se këto masa ndaj të pandehurve nuk janë vazhduar për shkak se Prokuroria nuk ka parashtruar kërkesë.
Ndryshe, më 18 dhjetor 2023, Berishës edhe pesë të tjerëve u është vazhduar edhe për dy muaj masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, njërit arresti shtëpiak.
Ndërsa, më 12 tetor 2023, Berishës i ishte vazhduar edhe për dy muaj masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndërsa gjashtë të tjerëve iu ishte ndryshuar masa.
Ata dyshohen për “Ushtrim ndikimi”, “Pengim i procedurës penale” dhe “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj, më 13 korrik 2023 kishte marrë vendim, me të cilin ua ka vazhduar për dy muaj (deri më 12 gusht 2023), masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, avokatit Besnik Berisha, arrestin shtëpiak të dyshuarit Ismet Salihu, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu, raporton betimiperdrejtesi.
Kurse, kjo Gjykatë më 18 gusht kishte marrë vendim, me të cilin Berishës ia vazhdoi masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, arrestin shtëpiak të dyshuarit Ismet Salihu, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për dosjen e shtatë të dyshuarve, me detaje se për çka dyshohen të pandehurit dhe pretendimet e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, e cila kishte marrë aksion duke i arrestuar të dyshuarit për veprat e lartpërmendura.